Friday, July 30, 2021

Thirrje për aplikim në kuadër të komponentës Sigurimi i nxitjes për shkollat dhe bashkësitë lokale për vitin 2016

Kemi kënaqësi të ju informojmë për fillimin e aktiviteteve në kuadër të komponentit 4: Sigurim i nxitjes për bashkësitë shkollore dhe vendore si dhe fillimin e procesit për aplikim për përzgjedhje të shkollave të cilat do të përfshihen në punën e komponentit. Gjatë vitit 2016, do të përzgjedhen 13 shkolla në të cilat do të implementohen aktivitetet e këtij komponenti. Për pjesëmarrje në 2016, vitin e pestë e implementimit të Projektit, në komponentin Sigurim i nxitjes për bashkësitë shkollore dhe vendore, mund të aplikojnë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme prej të gjitha 80 komunave si dhe nga Qyteti i Shkupit.

Përzgjedhja e shkollave do të bëhet në bazë të kriterëve të përcaktuara dhe sipas interesit të cilin e tregojnë shkollat për përfshirje në aktivitetet e komponentëve të tjerë të Projektit. Në secilën prej shkollave të përzgjedhura do të formohen Ekipe për rinovim të shkollës të cilat do të jenë partnerët tonë gjatë punës dhe kapacitetet e të cilëve do të përforcohen me trajnime posaçërisht të krijuara për këtë qëllim. Ekipet për rinovim të shkollës në mënyrë aktive do të përfshihen edhe në planifikimin, organizimin dhe realizimin e rinovimit, dhe gjatë kësaj duhet të sigurojnë mbështetje me punë dore, mjete financiare ose pajisje, që do të jetë kontribuimi i tyre në procesin e rinovimit. Buxheti i parashikuar për rinovim të një shkolle nga ana e Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim nuk duhet ta tejkalojë shumën prej 1.200.000 denarësh, kurse pjesëmarrja e komunave/shkollave duhet të jetë minimum 10% prej vlerës totale të rinovimit.

Dorëzimi i aplikacionit do të fillojë më 11 janar dhe do të mbarojë më 25 janar 2016, në orën 16. Të gjitha materiale për aplikim, si dhe udhëzimin për përgatitje të aplikacionit mund t’i gjeni në faqen tonë interneti http://pmio.mk/category/call-for-applications/. Aplikacionet e plotësuara në gjuhën angleze duhet të dërgohen me postë deri në adresën Rr. Kozle 1-b, Shkup si dhe me e-mail deri tek applications_c4@yahoo.com.

1. Formulari për aplikim për selektim të shkollave_2016

2. Udhëzim për plotësim të aplikacionit për selektim të shkollave_2016

3. Letër për përkrahje – Komuna_2016

4. Letë për përkrahje – Shkoll_2016